Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPLASEM

    vetv.
    1. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka; vet. veta III përpiqet me një send tjetër të fortë. Përplasem në mur. U përplasën dy makina. U përplas topi në shtyllë. Përplasen valët pas shkëmbinjve. Iu përplas koka në shkallë. Përplasej nëpër gurë.
    2. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetër të fortë. U përplas në tokë (në dysheme).
    3. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplas në kolltuk (në shtrat, në nim).
    4. fig. bised. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vete të gjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në seksion për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
    5. vet. veta III fig. Bie në kundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
    6. Pës. e PËRPLAS.