Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPUTHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Takohet e puqet një send ose njëra anë e tij me një tjetër në të gjitha pikat, puthitet. Nuk janë përputhur mirë dërrasat. Dy katrorë me brinjë të njëjta përputhen. gjeom.
    2. vet. veta III. Rri ngjitur pas trupit. Përputhet për trup këmisha (bluza, fundi).
    3. fig. Puqem me një tjetër, pajtohem në mendime etj.; i përgjigjet plotësisht diçkaje, është siç e kërkon ajo. Nuk përputhemi në mendime. Përputhet plotësisht me të vërtetën. Përputhet me kërkesat e programit. Përputhen fjalët me veprat. Përputhen thëniet e dëshmitarëve.