Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRRALLIS

    jokal.
    1. Flas gjëra të kota, pa asnjë bazë të vërtetë, them gjepura, them përralla. Përrallisnin kodra pas bregut. Ç`po na përrallis kështu!
    2. Tregoj gjerë e gjatë një histori tërheqëse që nxit kureshtjen e dëgjuesve, i mbaj të tjerët me muhabete për ndodhi interesante. Na përrallisi si kishte ndodhur. Na përrallisi tërë natën.