Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSE

    ndajf.
    1. Pse, për çfarë shkaku, për ç'arsye. Përse u vonove? Përse nuk erdhe? Përse qesh? Përse luftojnë (punojnë)? Përse është e tronditur?
    2. përd. lidh. Përdoret përpara fjalive të varura kryefjalore ose kundrinore me nuancë shkaku. Nuk e di përse u gëzua (përse u zemërua). Ata kishin përse të krenoheshin (të qëndronin ballëlart).
    3. si em. ~, ~JA f. sh. ~, ~TË. Shkaku, arsyeja, pse. Kërkonte (gjeti) përsenë. Nuk e di përsenë e diçkaje.

      Shprehje

      • S'ka përse përdoret si përgjigje mirësjelljeje kur na falënderon dikush.