Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHKOJ

    kal.
    1. E kaloj diçka nëpër një vrimë a hapësirë, e shkoj tejpërtej; vet. veta III kalon diçka nëpër një trup tejpërtej. Përshkoj perin në gjilpërë. E përshkoi plumbi tejendanë.
    2. Kaloj nëpër një vend nga njëra anë e dal në anën tjetër; shkoj në të gjitha anët, shkel të gjithë vendin, i bie kryq e tërthor; i bie përmes një vendi a hapësire; kapërcej. Përshkoi fusha e male. Përshkuan shtigje të pashkelura. Drini e përshkon gjithë Shqipërinë e Veriut. Rrudhat i përshkonin ballin.
    3. Kaloj një rrugë brenda një kohe të caktuar, e kryej; bëj. Përshkoj një largësi (një rrugë). Treni e përshkon rrugën në dy orë.
    4. fig. Jetoj e kaloj përmes ngjarjesh e rrethanash të ndryshme. Populli shqiptar ka përshkuar një rrugë të lavdishme (heroike).
    5. vet. veta III (me një tratë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më kalon nëpër gjithë trupin. E përshkoi një dridhmë. Ia përshkoi trupin (kurrizin) një rrëqethje.
    6. Qep diçka me dorë, duke e shkuar perin larg e larg, para se ta qep përfundimisht, ildis. Përshkoi palën e fustanit (mëngën e xhaketës).
    7. Bëj varg, i kaloj në një fill, shkoj. Përshkoj në varg gjethet e duhanit (fiqtë).
    8. vet. veta III fig. Kalon e lë mbresë në mendje a në zemër; prek thellë. Fjalë që përshkojnë mendjet dhe zemrat e njerëzve. E përshkoi një ndjenjë mallëngjimi (mëshire, krenarie).
    9. fig. E karakterizon të tërin, hyn në të tejendanë dhe e dallon si të tillë, është a bëhet pjesë përbërëse kryesore ose tipar i përgjithshëm i tij. E përshkon fryma e humanizmit socialist (dashuria për njeriun e punës).