Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHPEJTIM

    m.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSHPEJTOJ, PËRSHPEJTOHET. Përshpejtimi i rritjes (i pjekjes).
    2. Shtimi i shpejtësisë gjatë lëvizjes; kund. ngadalësim. Lëvizje (vrapim) me përshpejtim.
    3. Zhvillimi më i shpejtë i dikujt a i diçkaje. Përshpejtimi i të folurit te fëmijët.
    4. fiz. Madhësia që tregon ndryshimin e shpejtësisë në njësinë e kohës. Përshpejtim i njëtrajtshëm.