Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHPEJTUES

    Im. sh. fiz.
    1. Aparat ose mjet i posaçëm që përdoret për t'u shtuar shpejtësinë e lëvizjes grimcave të ndryshme të materies. Përshpejtues i fuqishëm. Përshpejtues i elektroneve.
    IImb.
    1. Që i shton shpejtësinë diçkaje. Vegël përshpejtuese. Mjet përshpejtues.
    2. Që bën të rritet diçka brenda një kohe më të shkurtër, që përshpejton zhvillimin etj. Metodë përshpejtuese e rritjes së bimëve.