Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRTHAHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Humbet krejt ujin a lagështirën, teret mirë. Përthahet toka. Përthahet buka.
    2. vet. veta III. Mbyllet dhe zë kore (për një plagë). Iu përtha plaga (kërthiza). Iu përthanë puçrrat.
    3. përf. Tretem shumë e thahem fare nga trupi (nga një sëmundje etj.). U tret e u përtha. Ç'është përtharë kështu?
    4. Pës. e PËRTHAJ. U përtha nga dielli (nga era).