Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRTHARË

    mb.
    1. Që e ka humbur lagështirën a ujin e tepërt ose të panevojshëm. Tokë e përtharë. Baltë e përtharë.
    2. Që është mbyllur dhe ka nisur të zërë kore. Plagë e përtharë.
    3. Që e ka humbur njomësinë, i fishkur. Me buzë të përthara. Me fytyrë të përtharë nga era (nga ngrica).
    4. përf. Që është tretur shumë e tharë fare (nga një sëmundje etj.). Me këmbë (me duar) të përthara.