Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRVEÇ

    parafj.
    1. Përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Dikë a diçka që mbetet jashtë një pune, një veprimi, një gjendjeje etj.; me përjashtim të..., veç, përpos. Përveç jush, nuk mungoi njeri. E dinin të gjithë, përveç atij. Erdhën të gjithë, përveç Besnikut.
    2. Një njeri, send etj. që është i pranishëm, që është bashkë me një tjetër ose me të tjerë, që bashkohet me ta, të cilit i shtohet dikush a diçka. Në atë qytet, përveç shkollave tetëvjeçare, u hapën edhe tri shkolla të mesme. Përveç guximit, pati edhe përvojën (dijen). Përveç këtyre që thashë, kam edhe diçka tjetër.