Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRVETËSOJ

    kal.
    1. Bëj timen një plaçkë, një pasuri etj. që nuk më takon, e marr dhe e bëj pronën time; vjedh. Përvetësonin të ardhurat kombëtare. Nuk e lanë të përvetësonte pronën socialiste.
    2. biol. Përvetoj. Ë përvetëson mirë ushqimin.
    3. Arrij ta bëj të shfrytëzueshëm e të dobishëm, e bëj të përdorshëm (për një vendburim xeheror, për tokën etj.). Përvetësuan shumë tokë të re. Përvetësuan disa vendburime të reja nafte.
    4. Arrij ta kuptoj një mësim, një dije etj. dhe ta ngulit mirë në mendje, fitoj njohuri në mënyrë të shëndoshë, duke i tretur mirë; zotëroj, mësoj mirë; e kuptoj mirë një teori, një tezë, një ide etj. dhe bëhem i aftë ta zbatoj, e bëj timen dhe e vë në jetë a e përdor. Përvetësoj teoritë materialiste. Përvetësuan teknikën e re (metodat e reja të punës). E përvetësuan mirë pushkën (mitralozin, automatikun).