Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRVUAJTUR

    mb.
    1. Që ka kaluar përmes vuajtjesh e mundimesh në jetë; që ka përvojë të hidhur nga jeta, që e ka njohur jetën përmes vuajtjesh e përpjekjesh, që është regjur nga jeta; i vuajtur. Njeri (prind, plak) i përvuajtur. Fshatarë të përvuajtur.
    2. Që shpreh vuajtje a dhembje të brendshme shpirtërore. Shikim i përvuajtur. Me sy të përvuajtur. I përulur, i nënshtruar; kokulur, që s'kundërshton e s'ndihet fare; që s`ka fare krenari. Ishin gra të përvuajtura.