PËRZIER
If. sh. as.
- Gjendja kur na trazohet ushqimi në stomak dhe na vjen për të vjellë; ajo që ndiejmë kur jemi në një gjendje të tillë. Më vjen një e përzier. Ka të përziera. I çohet të përzier.
IImb.
- Që ka dalë nga përzierja e gjërave të ndryshme; që përmban gjëra të ndryshme a lloje të ndryshme të së njëjtës lëndë, të hedhura e të ngatërruara bashkë; jo i thjeshtë. Duhan i përzier. Raki e përzier. Vaj i përzier. Miell i përzier.
- Që përbëhet nga sende të ndryshme, të vena e të ngatërruara bashkë; që është formuar nga elemente të natyrave të ndryshme. Pyll i përzier pyll me lloje të ndryshme drurësh. Sallatë e përzier. Artikuj të përzier. vjet. artikuj të ndryshëm industrialë.
- Që përbëhet nga përfaqësues organesh a organizatash të ndryshme. Komision i përzier.
- Që përbëhet nga meshkuj e femra, që përfshin njerëz nga të dy sekset. Shkoll ëe përzier. Kor i përzier.
Shprehje
- Martesë e përzier shih te MARTES/Ë,~A 1.