PEMËTORE f.sh.
1. Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutorë, pemishte. Pemëtore shtetërore. Pemëtorja mëmë pemëtorja për nxjerrjen e kalemave të shartimit. Pemëtorja e fermës (e kooperativës, e shkollës). Pemëtore me mollë (me kumbulla).
2. Dyqan ku shiten pemë.