Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PERDE

    f. sh.
    1. Copë pëlhure me pala që mbulon diçka ose që ndan një kthinë nga një tjetër; pëlhurë e tillë ose copë stofi, e cila varet përpara dritares, derës etj. që të mos na shohin nga jashtë, që të mos hyjë drita a për zbukurim. Perde të holla (të trasha, të rënda). Perde të bardha (me lule). Perde kadifeje (mëndafshi, tymi, basme). Perde dritaresh. Xhufkat e perdes. Kapëse perdesh. Kornizë për perde.
    2. Copë e gjatë dhe e gjerë pëlhure, kadifeje, stofi etj., që varet para skenës në teatër dhe që mund të hapet dhe të mbyllet ose të ngrihet e të ulet sipas kërkesave të shfaqjes. U hap (u mbyll) perdja. Ra perdja.
    3. kim. Pëlhurë e bardhë e vendosur pingul dhe e tendosur mirë diku, mbi të cilën shfaqen filma, ekran. Film me perde të gjerë.
    4. anat. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin, lëbyr. I kanë zënë ( i kanë vënë) sytë perde.
    5. Mur i hollë prej dërrase, prej tullash etj., që ngrihet për të ndarë një hapësirë, për të fshehur diçka, për të penguar lëvizjen e diçkaje etj. Perde ndarëse prej dërrase.
    6. Kapak, mbulesë, veshje etj. Që mbron diçka; rrjetë teli a prej shufrash metali që zë një hyrje. Perde teli. Perde mbrojtëse. Perde xhami e papërshkueshme nga plumbat.
    7. Shtresë tymi, mjegulle etj., që të pengon të shohësh në anën përtej. Perde tymi. Perde avujsh. Perde e hollë mjegulle. U ngrit një perde pluhuri.
    8. opt. Pllakë prej lënde të posaçme e vendosur në aparate fotografike e kinematografike, ku riprodhohen figura, sinjale etj.; ekran.
    9. muz. Secila fletë e hollë e metaltë në bishtin e disa veglave me tel, ku shkelin gishtat për të nxjerrë tinguj të ndryshëm; çdo ndarje me fletë të tilla.
    10. fig. bised. Turp, cipë; nder. Njeri me (pa) perde. Nuse me perde. I ka plasur perdja. S’kishin perde fare.
    11. fig. Diçka që përdoret për ta mbuluar e për të fshehur një gjë zakonisht jo të mirë. I hodhi (i vuri) një perde. Ia hoqën (ia grisën) perden. S’ka perde me mua! fol hapur me mua!, mos m’i fshih gjërat!
    12. bised. Perçe grash. Gratë rrinin me perde.

      Shprehje

      • Prapa (pas) perdes fshehurazi, tinëzisht. Nuk ka perde dikush nuk ka vesh, për muzikë. Nuk këndon me perde dikush nuk këndon mirë, e shtrembëron melodinë sepse nuk i kap mirë notat. I kanë vënë (i kanë zënë) sytë perde është verbuar e nuk kupton ç’po i bëjnë, nuk e sheh të keqen që i kanoset nga afër. Perde zjarri usht. breshëri predhash që lëshohen në një hapësirë të caktuar kundër objekteve ajrore që fluturojnë ulët a të cilëve u dihet drejtimi i lëvizjes por jo koordinatat e vendndodhjes ose që hidhen për të penguar sulmin e forcave të armikut.