Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PERIMETËR

    m. sh.
    1. gjeom. Vija e lakuar ose e thyer që kufizon një figurë gjeometrike; gjatësia e kësaj brinje ose shuma e të gjitha brinjëve të një figure gjeometrike. Gjatësia e perimetrit (të trekëndëshit, të katërkëndëshit). Mat perimetrin.
    2. Vijë pak a shume si rreth, që përcakton kufijtë më të mëdhenj të një trupi zakonisht të rrumbullakët. Perimetri i Tokës. Perimetri i kafazit të kraharorit.
    3. Kufiri rrethues i diçkaje, vija rrethuese, vija anësore. Perimetri i gjetheve. Perimetri i mbrojtjes së qytetit.