Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PERSPEKTIV

    mb. libr.
    1. Që e paraqit sendin në një sipërfaqe të rrafshët në mënyrë të tillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij të vëllimit, të lartësisë etj. Prerje perspektive. Vizatim perspektiv.
    2. Që ka të bëjë me të ardhmen e dikujt a të diçkaje; që është parashikuar për të ardhmen, jo i sotëm; që do të bëhet a do të kryhet në ta ardhmen. Plan (program) perspektiv. Zhvillimi perspektiv. Detyra (qëllime) perspektive.