PESËFISHTË
mb.
- Që përbëhet nga pesë pjesë, nga pesë shtresa, nga pesë fije etj; të njëjta ose të ngjashme. Tel i pesëfishtë.
- Që është pesë herë më i madh, që është pesë herë më e madhe se diçka tjetër që merret si bazë. Sasi e pesëfishtë.
- Që ka lidhje me pesë anë, me pesë sende, me pesë dukuri etj.; që bëhet nga pesë anë, nga pesë drejtime. Fitore e pesëfishtë.