PESËMBËDHJETË
Inum. rresht.
- Që i përgjigjet numrit pesëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e pesëmbëdhjetë. Dita e pesëmbëdhjetë.
- përd. em. f. Një nga të pesëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e pesëmbëdhjeta.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i pesëmbëdhjeti.
IInum. them.
- Numri që vjen menjëherë pas katërmbëdhjetës, që shënon një sasi të barabartë me katërmbëdhjetë edhe një. Pesëmbëdhjetë burra (gra). Pesëmbëdhjetë minuta. Pesëmbëdhjetë vjet.
- përd. num. rresht. I pesëmbëdhjetë. Ndërtesa (dhoma) pesëmbëdhjetë. Në kilometrin pesëmbëdhjetë. Në faqen pesëmbëdhjetë.