Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PESHOJ

    kal.
    1. Përcaktoj peshën e një trupi a të diçkaje në një peshore ose duke e krahasuar me një tjetër, i mat peshën. Peshoj grurin (misrin). Peshoj fëmijën. Peshoj në kandar. Peshoi me dorë diçka e ngriti diçka dhe e mbajti në dorë, për ta parë sa rëndon.
    2. fig. E shqyrtoj diçka me kujdes për ta vlerësuar si duhet, gjykoj; vlerësoj. E peshoi mirë punën (çështjen). I peshuan mirë fuqitë e veta. I peshuan anët e mira dhe të këqija të dikujt. I peshoi mendimet e shokëve.
    3. fig. Bëj me maturi e me kujdes të posaçëm një punë a një veprim; e mendoj mirë e pastaj e them (një fjalë). Peshon çdo lëvizje (çdo veprim). I peshon fjalët që thotë.
    4. fig. Ia di vlerën dikujt; e njoh dhe e çmoj, e vë në kandar; ia kam frikën, e marr parasysh; e përfill (sidomos në shprehje mohuese). S'e peshonin fare s'e nderonin fare, nuk e vlerësonin fare, nuk ia vinin veshin fare. Nuk na peshonin për komb.
    5. jokal. Kam një peshë të caktuar; jam i rëndë, rëndoj. Peshon lehtë (rëndë). Peshon më shumë se i vëllai. Peshon dhjetë kuintalë. Më peshojnë këpucët.
    6. jokal. kryes. veta III fig. Ka rëndësi, ka vlerë; ushtron ndikim; nderohet, dëgjohet nga të tjerët. Veprat (punët) peshojnë. I peshon fjala. Peshonin disa rrethana. Peshon më shumë cilësia se numri.
    7. jokal. vet. veta III. Bie, rëndon. Përgjegjësia peshon mbi ju. Hallet peshonin mbi të. Të gjitha punët peshonin mbi ne.

      Shprehje

      • Të peshonte në flori shih te FLORI,~RI. I peshon arrat pa i shkundur flet pa u menduar; vendos para kohe, është i rrëmbyer.