Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PESHQIR

    m. sh.
    1. Copë e trashë katërkëndëshe prej pambuku, e butë, me push e me thekë, që e përdorim për të fshirë fytyrën, duart a trupin pasi lahemi. Peshqir i butë (i ashpër). Peshqir i madh (i vogël). Peshqir me vija (me lule, me thekë). Peshqir duarsh. I fshij duart (këmbët) me peshqir. Mbështjell kokën (qafën) me peshqir.
    2. anat. Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I heq peshqirin plëndësit.
    3. krahin. Përparëse katrore grash. Vuri peshqirin.
    4. krahin. Pecetë; mësallë. Fshiu buzët me peshqir. I mblodhi në peshqir.

      Shprehje

      • Hyr e dil e tund peshqirin mospërfill. shih te HYJ.