Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PESTIL

    m.
    1. Lëng a qull kumbullash të ziera që hapet në tepsi, thahet në diell dhe përdoret për t'i dhënë gjellës një shije të veçantë pak si të athët. Petë pestili. Mish me pestil. I bëri kumbullat pestil.
    2. përd. mb. fig. I hollë në trup, i dobësuat e i tretur; i, shtypur si petë. Ishte bërë pestil.
    3. përd. ndaj. Qull, i lagur krejt. I bëri shiu pestil.

      Shprehje

      • E bëri pestil e rrahu shumë, e zhdëpi me dru.