Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PETRIT

    m. sh. zool.
    1. zool. Shpend grabitqar i ngjashëm me skifterin, me kurrizin të murrmë a të hirtë, me barkun të bardhë e me këmbët të verdha, që ka sqep të kthyer dhe thonj e krahë të fuqishëm; sokol. I shpejtë si petrit.
    2. fig. Djalë a burrë i ri, trim, i fuqishëm, i shkathët e guximtar. Petritët e nënave. Ishte petrit (petrit me fletë). Ra dëshmor një petrit.
    3. fig. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Djem (burra) petritë.