PIKAS
kal.
- E diktoj a e zbuloj dikë që kërkon të fshihet e vë re; zbuloj diçka, gjej. E pikasi roja. I pikasi patrulla. S`e pikasën kur hyri. Pikasi një vend të mirë (të përshtatshëm).
- Kuptoj qëllimet a synimet e dikujt nga disa shenja të jashtme ose nga disa veprime të dyshimta të tij; zbuloj, diktoj, i bie me të. Diçka pikasi. E pikasi kush e kishte bërë. E pikasi se diçka kishte ndodhur.
- jokal. Dallohem, bie në sy. Në turmë pikaste një shami e kuqe.