PIKË
f. sh.
- Rruzull fare i vogël uji a i një lëngu tjetër: pikë shiu (vese, loti, djerse, vaji); bar me pika; deri në pikën e fundit të gjakut (fig.) deri në vdekje; pika (cirka) shpon gurin (fj. u.) me punë e me përpjekje të vazhdueshme arrihet gjithçka; / nj. (me numërorin një, me përemrin e pacaktuar asnjë, me pjesëzën pa) fig. sasi fare e vogël e diçkaje; një çikë, një grimë: nuk mbeti (asnjë) pikë nuk mbeti fare; pa pikë turpi (pikën e turpit) pa turp fare; pa pikë dyshimi (përgjegjësie, kuptimi) pa asnjë dyshim (përgjegjësi, kuptim).
- Vrimë nga e cila pikon diçka: zë pikat e çatisë.
- Shenjë a njollë e vogël me ngjyrë të ndryshme nga ajo e sipërfaqes së diçkaje: pikë e zezë (e kuqe); fytyrë me pika; pulë me pika; fustan me pika.
- Shenjë (.) që përdoret: si shenjë pikësimi në gjuhësi, si shenjë shumëzimi a ndarjeje dhjetore etj. në matematikë, si shenjë që i shton një note muzikore edhe gjysmën e vlerës, si shenjë e tingullit të shkurtër në alfabetin mors etj.: pika dhe presja; dy pika; pikë çuditëse pikëçuditje; pikat e heshtjes (e pezullimit) shumëpikëshi; dhjetë pikë pesë (10.5) dhjetë e pesë të dhjetat (e gjysmë); pikë vijë (