Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PIKËL

    f. sh.
    1. Pikë e vogël uji, shiu ose e një lëngu tjetër. Pikla uji (shiu, vese). Pikla të imëta e të rralla.
    2. Secila nga shenjat e vogla si pika në sipërfaqen e trupit a në një pjesë të tij; shenjë a njollë si pikë në sipërfaqen e një sendi. Troftë me pikla të kuqe. Fustan me pikla. E ka fytyrën me pikla.
    3. Kokërr e papjekur, që bie nga një pemë pasi është tharë ose e ka ngrënë krimbi. Pikla ulliri. Pikla dardhe (gorrice).
    4. krahin. Cingël. Luajnë me pikla.

      Shprehje

      • Çikël e pikël shih te ÇIK/ËL,~LA. Gorrica pikla fjalë të kota, gjepura, pallavra, dokrra.