PIKËZIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PIKËZOJ, PIKËZOHET. Pikëzimi i karaktereve (i figurave). Pikëzim besnik i realitetit.
- Vizë e bërë me pika të njëpasnjëshme; vizatim me pika e me vija. Pikëzime në enë balte.
- min., gjeol. Secila nga njollat me ngjyrë të ndryshme në një shkëmb, në një mineral etj. Pikëzime kokrrizore.
- sport. Mënyra se si bëhet vlerësimi me pikë; shënimi i pikëve të fituara në një garë. Sistemi i pikëzimit. Tabela e pikëzimit.