PIKEM
vetv.
- vet. veta III. Bie menjëherë drejt e në tokë nga vendi ku ishte ngjitur a varur (zakonisht për kokrrat e pemëve). U pik një mollë (një arrë).
- Bie përdhe si i këputur, këputem i vdekur përdhe. Pikeshin burrat si lisi.
- Shtang në vend nga frika, nga habia etj.; hidhërohem, pikëlohem, bëhem sikur më bie pika. U pik kur i trokitën në derë (kur mori atë lajm).
- Pës. e PIK 1-3,5. Nuk piket alumini si bakri.