PIKTUROJ
kal.
- edhe jokal. Paraqit natyrën, njerëzit dhe veprat e tyre etj. me anë të vijave e të ngjyrave mbi një sipërfaqe zakonisht të sheshtë; bëj një pikturë; merrem me pikturë. Pikturoj një portret (një peizazh, një visore). Pikturoj një vepër (një ndërtesë). Di të pikturojë bukur. Pikturon çdo ditë nga tri orë.
- fig. Përshkruaj diçka në mënyrë të gjallë e të qartë. Ka pikturuar në roman shoqërinë e kohës.