Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PIP

    m. sh.
    1. Bisk i ri që del nga trungu i një peme a nga një degë e saj; filiz, pinjoll, njomëz, mitë. I preu (i hoqi) pipat e tepërt hardhisë. Ka lëshuar pipa.
    2. Degëz me syth që përdoret si kalem për shartesë. Shartesë me pipa.
    3. Cigarishte.
    4. muz. Pjesë e ngushtë ku mbështeten buzët në disa vegla frymore. Pipi i baritonit (i basit).

      Shprehje

      • Me veshët pip që dëgjon mirë; që dëgjon me vëmendje të madhe, që të mos i shpëtojë asnjë. I kanë pipat bashkë janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë plane të përbashkëta (zakonisht jo me ngjyrim miratues). Mbeti pip (teneqe, dërrasë, kripë) shih te MBES
    5. I përpjekin pipat bashkë merren vesh mirë njëri me tjetrin, i rregullojnë punët së bashku (zakonisht jo me ngjyrim miratues).