PIRAT
Im. sh.
- Kusar që sillej me anije nëpër dete për të sulmuar dhe për të grabitur anijet tregtare, kusar deti. Piratët e shekullit XVIII.
- fig. keq. Agresor që dhunon tokat, ujërat ose hapësirën ajrore të një vendi të pavarur dhe sulmon qytete e fshatra të pambrojtura, vret banorë paqësorë etj. Piratët fashistë të ajrit.
IImb.
- Që përdoret si mjet kusarie në det. Anije pirate.
- fig. keq. Që dhunon tokat, ujërat ose hapësirën ajrore të një vendi të pavarur dhe sulmon qytete e fshatra të pambrojtura, vret banorë paqësorë etj. Aeroplan pirat.