PIRËS
Im. sh.
- Ai që pi raki ose pije të tjera alkoolike me tepri, pijanec. Ishte një pirës i keq. Nuk i mbaheshin këmbët pirësit.
IImb.
- Që ushqehet ende me qumështin e nënës; që është lënë të pijë qumështin e nënës gjatë gjithë kohës deri sa është rritur, që nuk është këputur nga e ëma (për qengjat, kecat etj.). Qengj (kec) pirës. Viç pirës. E kishte mbajtur pirës.