PISTOLETË
f. sh.
- Armë zjarri automatike me karikator, me tytë të shkurtër e me vjaska, që mbahet në brez dhe përdoret me një dorë. Pistoletë luftarake (sportive). Fishekë pistolete. Qëlloi me pistoletë. Nxori pistoletën.
- Mjet në trajtën e kësaj arme, që përdoret për punë të ndryshme. E spërkatin (e lyejnë) me pistoletë.
- tek. Çekiç automatik me një turjelë shpuese, që vihet në veprim me ajër të ngjeshur. Pistoletë pneumatike. Pistoletë goditëse. Rrëzojnë qymyrin me pistoletë. Shpojnë shkëmbin me pistoletë. Uturijnë pistoletat e minatorëve.