PJESËTOJ
kal.
- E ndaj diçka në disa pjesë a në disa copë të veçuara, e bëj pjesë-pjesë. E pjesëtoj me dysh (me tresh, me katërsh...). Pjesëtoi bukën.
- Ndaj diçka së bashku me të tjerë; i jap dikujt atë pjesë që i takon nga diçka. I pjesëtuan të ardhurat (mollët). Ua pjesëtoi në mënyrë të barabartë.
- mat. Gjej sa herë ndahet një numër në pjesë të barabarta ose sa herë përmbahet një numër te një tjetër, bëj pjesëtim. Pjesëtoj pesëdhjetën me pesë. Pjesëtoj me dhjetëshe.
- fig. Ndaj gëzimin ose hidhërimin me të tjerë, marr pjesë në gëzimin a në hidhërimin ose në të mirën a të keqen e një tjetri. E pjesëtoi me shokët të keqen (hidhërimin).