Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PLAGOSEM

    vetv.
    1. Marr plagë në një pjesë të trupit, bëhem me plagë. U plagos në dorë (në shpatull, në këmbë). U plagos pak (lehtë, rëndë).
    2. vet. veta III. Pëson një të çarë ose dëmtohet nga një goditje (për bimët).
    3. fig. Pësoj një tronditje të madhe shpirtërore, lëndohem në shpirt, pikëllohem, brengosem; prekem rëndë. U plagos në zemër.
    4. Pës. e PLAGOS 1,2.