PLAGOSUR
Im. sh.
- Ai që ka marrë plagë në trup, ai që është plagosur. Një grup të plagosurish. Trajtimi (mjekimi) i të plagosurve. Pati disa të vrarë e të plagosur.
IImb.
- Që ka marrë plagë në trup, që është plagosur. Ushtarët e plagosur. Këmba e plagosur.
- Që i është shkaktuar ndonjë e çarë ose është dëmtuar nga një goditje (për bimët). Pemë të plagosura.
- fig. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe dhe vuan shumë shpirtërisht, që është lënduar në shpirt, i pikëlluar, i brengosur; i prekur rëndë. Nënë e plagosur. Me zemër (me shpirt) të plagosur shumë i brengosur; i lënduar rëndë.