PLAKEM
vetv.
- Bëhem plak; marr pamjen e një njeriu të shkuar në moshë; vjetrohem, mplakem. S`plaket ai njeri. U plak shpejt (para kohe). Sa qenka plakur! Mos u plaksh kurrë! U plakshi e u trashëgofshi! ur. U plak me një palë mend. mospërf.
- vet. veta III bised. Kalon, ngryset (për kohën). Nuk plakej koha. Nuk plakeshin ditët.
- fig. Jetoj, kaloj shumë vjet a një kohë të gjatë bashkë me dikë; fitoj një përvojë të madhe duke bërë të njëjtën punë a duke punuar në një vend për një kohë të gjatë. U plakën me njëri-tjetrin. Jam plakur me atë punë. U plak në zanat.
- fig. Vonohem duke pritur dikë dhe mërzitem shumë. U plakëm duke pritur.