PLAN
Im. sh.
- Vizatim me vija e shenja të posaçme, në një shkallë shumë të zvogëluar, që paraqet një sipërfaqe toke, pamjen e një ndërtese etj., planimetri; skicë: plan topografik; plani i qytetit.
- Tërësi masash të caktuara që parashikojnë ecurinë e një pune, afatet e saj etj.; ek. tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve, që përllogariten për zhvillimin e harmonishëm të ekonomisë e të kulturës gjatë një periudhe të caktuar; dokumenti me këto detyra etj.: plan vjetor (tremujor); plan afatgjatë; punojmë me plan; / pikat kryesore të një mësimi, të një studimi etj.: plani i orës së mësimit; pikat e planit.
- fig. Qëllimi a synimi që parashikojmë të arrijmë: kam plane të tjera; kam (kam vënë) në plan kam ndër mend, synoj.
- Rrafsh2,3: plane paralele (gjeom.); në planin politik (ekonomik, historik).
- Vendndodhja e dikujt a e diçkaje lidhur me largësinë nga shikuesi; fig. vendi i dikujt a i diçkaje sipas rëndësisë: është (kalon) në plan të dytë; i vë në një plan (libr.) i quaj njësoj, i barazoj (dy a më shumë njerëz, sende etj.).
IIm. sh.
- Zdrukth i madh; makinë me një mjet të tillë: sheshoj me plan; e kaloj në plan.