PLANDOSEM
vetv. bised.
- Përplasem me forcë për tokë a pas diçkaje të fortë; bie me forcë, bie si plëndës; rrëzohem (zakonisht për diçka të rëndë). U plandos përtokë (në dysheme, në shtrat).
- vet. veta III fig. Vjen menjëherë e në mënyrë të plotë; bie, pllakos. U plandos një mjegull e dendur. U plandos një heshtje e rëndë. Iu plandos një dëshpërim në zemër.
- Pës. e PLANDOS.