Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PLASUR

    mb.
    1. Që është çarë pak, i krisur. Enë e plasur. Mur i plasur.
    2. Që ka filluar të hapet, që ka nisur të rrjedhë (për një plagë, një çiban etj.). Çiban i plasur.
    3. fig. Shumë i brengosur, i pikëlluar, zemërplasur; i shkretë, i mjerë, i gjorë. Vdiq i plasur që nuk e pa të çliruar vendin.
    4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Ç`e gjeti, të plasurin!

      Shprehje

      • Me buzë (me zemër) të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar. Është pushkë e plasur (dyfek i plasur) a) dikush është plakur shumë e nuk është më i zoti për punë, s'bën dot me punë; b) diçka nuk vlen më për diçka, nuk është e sigurt.