PLATIT
kal.
- Ia ul a ia shuaj forcën, e bëj që të dobësohet ose të shuhet fare duke mos e lënë të marrë ajër (për zjarrin etj.). E platiti zjarrin.
- jokal. vet. veta III. Nis të ulet a të shuhet dalëngadalë; nis të bjerë ose të humbasë forcën; platitet. Platiti zjarri. Platiti vapa (zhurma).
- Bëj që të mblidhet kruspull; e struk diku që të mos e shohin të tjerët; tulat; përplas. E platiti përdhe. Dielli i platiti lulet.
- fig. Ia qetësoj, ia pakësoj ose ia shuaj fare një ndjenjë etj. Rakia ia platiti dhembjen.