PLEQËROJ
kal.
- Mbaj një njeri plak në shtëpi dhe përkujdesem për të. Pleqëroj prindërit (nënën, babanë). S`kishte njeri që ta pleqëronte.
- jokal. Kaloj pleqërinë diku. Pleqëroi në fshat. Pleqëron tek e mbesa.
- E rrah dhe e shqyrtoj një punë, një çështje etj. me dikë tjetër; e mendoj dhe e gjykoj mirë një punë, e shoshit. E pleqëruam punën. Pleqëronin hallet. E pleqëroi me gruan. E pleqëroi gjatë (mirë, shtruar).
- Arrij moshën e pleqërisë; e gëzoj diçka deri në pleqëri; trashëgoj. Rrofsh e pleqërofsh! ur. U bëfsh plak për të pleqëruar! ur.
- edhe jokal. vjet. shih PLEQËSOJ