PLOTËSOJ
kal.
- Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazëta në organikë.
- I shtoj diçka që i mungon, e bëj të plotë duke i shtuar diçka. Plotësoj shumën (numrin). Plotësoj paratë që duhen. E plotësoi artikullin me disa citate. Mbush me shkrim një formular, një letër të bardhë etj. sipas disa kërkesave. Plotësoj formularin. Plotësoj dokumentet.
- Kryej një detyrë, një porosi etj., bëj atë që më kërkohet; e çoj deri në fund diçka, e mbaroj; përmbush. Plotësoj detyrën (kërkesën, porosinë). Plotësoj planin (normën). Plotësoj nevojat (kërkesat).
- Kënaq, përmbush. Ia plotësoi dëshirën. Nuk ia plotësojnë tekat fëmijës.