Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PLOTËSUES

    Im. sh.
    1. Diçka që i shtohet një tjetre për ta bërë më të fortë, lëndë a diçka tjetër plotësuese.
    IImb.
    1. Që i shtohet diçkaje për ta bërë të plotë a më të plotë; që bëhet edhe një herë për të plotësuar ndonjë zbrazëti; ndihmës. Ushqime plotësuese. Të dhëna (njoftime) plotësuese. Provim plotësues. Material plotësues. Literaturë (pjesë) plotësuese. Masa (kërkesa) plotësuese. Plehërim plotësues. Prashitje plotësuese. Punime plotësuese.
    2. drejt. Që zëvendëson atë që mungon. Anëtar plotësues. Gjyqtar plotësues.

      Shprehje

      • Kënd plotësues gjeom. këndi që së bashku me një tjetër bën një kënd të drejtë.