PLUSKOJ
jokal.
- zakon. veta III. Qëndron sipër e tundet mbi ujë, në ajër etj. dhe nuk bie poshtë, rri gjithnjë në sipërfaqe të ujit e nuk zhytet (zakonisht për diçka të lehtë). Tapat (gjethet, degët) pluskonin mbi ujë. Dërrasat pluskonin nëpër liqen. Puplat pluskonin në ajër.
- Notoj a lundroj shumë ngadalë mbi ujë; lëviz shumë ngadalë në ajër. Po pluskonin me trap. Pluskonin retë në qiell.
- fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më kujtohet turbull dikush a diçka, më shfaqet e më zhduket; vet. veta III duket e zhduket shpejt, shfaqet vetëtimthi. Më pluskonte para syve (në mendje).
- fig. Kam diçka me bollëk, notoj. Pluskonte në mes të të mirave.