POLARIZIM
m.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve POLARIZOJ, POLARIZOHET. Polarizimi i shoqërisë kapitaliste.
- fiz. Ndryshimi i drejtimit të lëkundjeve në valën e dritës a në valët elektromagnetike gjatë pasqyrimit dhe përthyerjes ose kur burimi i valëve futet në fushë magnetike. Polarizimi i dritës.
- elektr. Ndryshimet që ndodhin në sipërfaqet e elektrodave gjatë kalimit të rrymës elektrike dhe që shkaktojnë lindjen e poleve të kundërta. Polarizimi i elektrodave (i pilës).