POLITEKNIK
mb.
- Që përgatit nxënës e studentë me njohuri teorike e praktike për degë të ndryshme të shkencës, të teknikës e të prodhimit. Institut politeknik.
- Që synon t'u japë të rinjve njohuri të shumanshme për teknikën. Arsim politeknik.
- Që është pajisur me kulturë të përgjithshme dhe me njohuri të shumanshme teknike; që zotëron shumë mjeshtëri. Njeri (punëtor) politeknik.
- Që përfshin termat kryesorë të disa fushave të shkencave teknike e të prodhimit. Fjalor politeknik.