Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    POSTIQE

    f. sh.
    1. shih POST/E,~JA 1. Postiqe e dhirtë. Postiqe deleje (dashi). Shtroi postiqet. U ul në postiqe.
    2. Copë lëkure me gjithë lesh, që i vihet kaut nën zgjedhë që të mos i vritet qafa, plis. I vuri postiqen në qafë.

      Shprehje

      • Ia bëri lëkurën postiqe a) e theri (një kafshë); b) e vrau dikë. Numëron qimet (fijet) e postiqes shikon dhe gjëra fare të vogla e pa rëndësi, merret me cikërrima të parëndësishme, humbet kohën kot.