PRANË
- I. ndajf. 1. Në një largësi të vogël nga diçka tjetër; përkrah; përbri; afër; kund. lug. Pranë e pranë shumë afër, ngjitur. Aty pranë diku pranë. Fare pranë. I rri pranë. Iu qas pranë. E kisha pranë. Afrohu më pranë!
- Pa ndonjë dallim të madh; nga dikush a nga diçka tjetër, me tipare të ngjashme me diçka tjetër, afër; kund. larg. Janë (qëndrojnë) pranë.
- fig. Duke i qëndruar afër a duke treguar kujdes, interesim e vëmendje të veçantë; në marrëdhënie të drejtpërdrejta e të ngushta me dikë tjetër; afër. E ndiente pranë. E ka pranë dikë është përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të dikujt, ndihmohet vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. I rri (i qëndron) pranë dikujt a diçkaje kujdeset shumë, në mënyrë të veçantë për të. Iu gjend (iu ndodh) pranë dikujt e ndihmoi, e përkrahu, i dha dorën (kur kishte nevojë). E mbaj pranë d i k ë krijoj marrëdhënie të ngushta me të, sillem në mënyrë të ngrohtë e kujdesem për të, e ndihmoj vazhdimisht. II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të: 1. Vendin, njeriun, sendin etj., afër të cilit kryhet një veprim ose ndodhet dikush a diçka, drejt të cilit lëviz, shkon, afrohet dikush etj.; afër. Pranë meje. Fare pranë tij. Pranë shtëpisë (uzinës, kopshtit, përmendores). Pranë një pylli (një sheshi). Pranë rrugës. U ul pranë saj (tij). Shkoi pranë nënës.
- libr. Institucionin, organizatën etj. ku bën pjesë ose nga varet një institucion tjetër, një ndërmarrje etj. ose ku punon dikush.
- Punën, çështjen etj., krahas së cilës qëndron ose me të cilën lidhet diçka tjetër. Pranë asaj çështjeje duhen parë edhe disa detyra të reja që dalin.