Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRANVEROR

    mb.
    1. Që ka të bëjë me pranverën, që i përket pranverës, i pranverës; që mbillet ose bëhet në pranverë; që ndodh a zhvillohet në pranverë; që është karakteristik për pranverën, që është si në pranverë. Ditë pranverore. Diell pranveror. Erë (ngrohtësi) pranverore. Flladi pranveror. Ujërat pranverore. Lule pranverore. Bimët (kulturat) pranverore. Patate pranverore. Grurë pranveror. Drithëra pranverore. Lakër pranverore lakër që mbillet para se të vijë dimri e këputet në pranverë. Mbjelljet (punimet, plugimet) pranverore.
    2. fig. poet. I lumtur e i gëzuar. Ditë pranverore.